Së Bashku

Zbulesa 16:4-12 Së Bashku (ALNT)

4. Engjëlli i tretë e derdhi kupën e tij në lumenjtë e në burimet e ujërave dhe ato u bënë gjak.

5. Pastaj dëgjova engjëllin e ujërave që tha:«I drejtë je ti, o i shenjtë, që je dhe që ishe,sepse gjykove drejt.

6. Ata derdhën gjak të krishterësh e profetëshdhe ti gjak u dhe për të pirë,se e meritonin».

7. Pastaj dëgjova një zë nga altari që tha:«Po, o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm,të vërteta e të drejta janë gjykimet e tua».

8. Engjëlli i katërt e derdhi kupën e tij mbi diell, të cilit iu dha pushtet të djegë njerëzit me zjarr.

9. Njerëzit u dogjën nga nxehtësia e madhe dhe fyen emrin e Perëndisë që ka pushtetin mbi këto plagë, por nuk u penduan për t’i dhënë lavdi atij.

10. Engjëlli i pestë e derdhi kupën e tij mbi fronin e bishës. Atëherë mbretëria e saj u mbulua nga errësira dhe njerëzit kafshonin gjuhën nga dhembja.

11. Ata fyen Perëndinë e qiellit për dhembjet e plagët, por nuk u penduan për veprat e tyre.

12. Engjëlli i gjashtë e derdhi kupën e tij mbi lumin e madh të Eufratit. Ujërat e lumit u thanë për të përgatitur udhën për mbretërit që vijnë nga lindja e diellit.