Së Bashku

Zbulesa 7:11-16 Së Bashku (ALNT)

11. Të gjithë engjëjt qëndronin përreth fronit, pleqve dhe katër gjallesave. Pastaj ranë përmbys para fronit me fytyrë përdhe dhe adhuruan Perëndinë

12. kështu:«Amen! Bekimi, lavdia, urtia,falënderimi, nderi, fuqiadhe pushteti janë të Perëndisë tonë në shekuj të shekujve. Amen!».

13. Atëherë një nga pleqtë më pyeti: «Kush janë këta të veshur me rroba të bardha? Nga kanë ardhur?».

14. Unë iu përgjigja: «Imzot, ti e di». Ai më tha:«Këta janë ataqë kanë ardhur nga përndjekja e madhe.Ata i kanë larë rrobatdhe i kanë zbardhur atome gjakun e Qengjit.

15. Prandaj qëndrojnëpara fronit të Perëndisëdhe i shërbejnë ditë e natënë tempullin e tij.Ai që rri në frondo të banojë përherë mes tyre.

16. Nuk do të kenë mëas uri,as etjedhe as diellie as i nxehtinuk do t’i djegë më.