Së Bashku

Zbulesa 21:22-27 Së Bashku (ALNT)

22. Tempull nuk pashë në qytet, sepse tempulli i tij është Zoti Perëndi i gjithëpushtetshëm dhe Qengji.

23. Qyteti nuk ka nevojë as për diell e as për hënë që të ndriçohet, sepse atë e ndriçon lavdia e Perëndisë dhe pishtari i tij është Qengji.

24. Kombet do të ecin me dritën e tij dhe mbretërit e tokës do të sjellin aty lavdinë e tyre.

25. Ditën portat nuk do të mbyllen kurrë dhe atje nuk do të ketë natë.

26. Atje do të sjellin lavdinë dhe nderin e kombeve.

27. Në të nuk do të hyjë asgjë e papastër dhe askush që bën gjëra të pështira a të gënjeshtërta, por vetëm ata që janë shkruar në librin e jetës, libër që i përket Qengjit.