Së Bashku

Titit 1:7-14 Së Bashku (ALNT)

7. Peshkopi, si kujdestar i shtëpisë së Perëndisë, duhet të jetë i paqortueshëm, jo arrogant, as gjaknxehtë, as i dhënë pas verës, as i dhunshëm, as lakmitar përfitimesh të pandershme.

8. Por ai duhet të jetë mikpritës, dashamirës, i urtë, i drejtë, i shenjtë dhe i matur.

9. Ai duhet t’i qëndrojë besnik fjalës së besueshme të mësimit që mori, që të jetë i aftë të këshillojë të tjerët me mësimin e shëndoshë dhe të bindë ata që e kundërshtojnë.

10. Në të vërtetë ka shumë të pabindur, dërdëllitës e mashtrues, veçanërisht mes të krishterëve të rrethprerë.

11. Atyre u duhet mbyllur goja, sepse për të përfituar në mënyrë të pandershme po shkatërrojnë familje të tëra, duke u mësuar njerëzve gjëra që nuk duhen.

12. Njëri nga ata, njëri nga profetët e tyre, ka thënë: «Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, shtazarakë të ligj dhe grykës përtacë».

13. Kjo dëshmi është e vërtetë. Prandaj qortoji rreptë që të jenë të shëndetshëm në besim,

14. pa përfillur përrallat e judenjve dhe urdhërimet e njerëzve që shtrembërojnë të vërtetën.