52. dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Gjatë rrugës u ndalën në një fshat samaritanësh për të bërë përgatitjet për Jezuin,
53. por ata nuk e pranuan, sepse po shkonte drejt Jerusalemit.
54. Kur dishepujt e tij, Jakobi dhe Gjoni, e panë këtë gjë, i thanë: «Zot, a do që të urdhërojmë të zbresë zjarri nga qielli e t’i përpijë?».
55. Por Jezui u kthye e i qortoi.
56. Pastaj shkuan në një fshat tjetër.
57. Ndërsa po ecnin rrugës, dikush i tha: «Do të të ndjek kudo që të shkosh».
58. Por Jezui i tha: «Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit kanë fole, ndërsa Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështesë kokën».
59. Një tjetri i tha: «Më ndiq!». Por ai iu përgjigj: «Zot, më lejo të shkoj e të varros më parë tim atë!».