Së Bashku

Luka 9:27-37 Së Bashku (ALNT)

27. Me të vërtetë po ju them se disa nga ata që janë këtu, nuk do të provojnë vdekjen pa e parë mbretërinë e Perëndisë».

28. Rreth tetë ditë pasi tha këto fjalë, Jezui mori me vete Pjetrin, Gjonin, Jakobin dhe u ngjit në mal për t’u lutur.

29. Ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi e rrobat morën një bardhësi vezulluese.

30. Pastaj panë dy burra që po flisnin me Jezuin. Ishin Moisiu dhe Elia,

31. që u shfaqën në lavdi e po flisnin për veprën që do të përmbushte Jezui me vdekjen e tij në Jerusalem.

32. Pjetri dhe ata që e shoqëronin kishin rënë në gjumë të thellë, por u zgjuan dhe panë lavdinë e tij dhe të dy burrave që ishin me të.

33. Kur po ndaheshin, Pjetri i tha Jezuit: «Mësues, sa mirë që jemi këtu! Le të ngremë tri tenda, një për ty, një për Moisiun e një për Elian». Pjetri nuk dinte çfarë po thoshte.

34. Ndërsa po fliste, erdhi një re e i mbështolli. Kur hynë në re, dishepujt i zuri frika.

35. Pastaj nga reja u dëgjua një zë që tha: «Ky është Biri im i zgjedhur. Dëgjojeni!».

36. Si u dëgjua zëri, Jezui mbeti vetëm. Ata heshtën e në ato ditë nuk i treguan askujt për gjërat që kishin parë.

37. Të nesërmen, pasi kishin zbritur nga mali, Jezuin e takoi një turmë e madhe.