Së Bashku

Luka 5:32-39 Së Bashku (ALNT)

32. Unë nuk kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët që të pendohen».

33. Atëherë farisenjtë i thanë Jezuit: «Dishepujt e Gjonit agjërojnë shpesh e luten. Po kështu bëjnë edhe dishepujt e farisenjve, ndërsa të tutë hanë e pijnë».

34. Jezui u tha: «A mund të agjërojnë dasmorët kur dhëndri është me ta?

35. Por do të vijnë ditët kur do t’ua rrëmbejnë dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, do të agjërojnë».

36. Pastaj u tregoi këtë shëmbëlltyrë:«Askush nuk pret një copë prej një rrobe të re për të arnuar me të një rrobë të vjetër, sepse copa nga rroba e re do të griset dhe nuk do t’i përshtatet së vjetrës.

37. Askush nuk hedh verë të re në kacekë të vjetër, se vera e re do t’i çajë kacekët dhe do të derdhet, ndërsa vetë kacekët do të shkojnë dëm.

38. Prandaj vera e re hidhet në kacekë të rinj.

39. Askush nuk dëshiron të pijë verë të re pasi ka pirë verë të vjetër, sepse thotë: “E vjetra është më e mirë”».