Së Bashku

Luka 24:49-53 Së Bashku (ALNT)

49. Ja, unë po ju dërgoj premtimin e Atit tim, prandaj rrini këtu në qytet derisa të visheni me pushtet nga lart».

50. Pastaj u priu deri në Betani, ngriti duart e i bekoi.

51. Ndërsa po i bekonte, u largua prej tyre dhe u mor në qiell.

52. Ata e adhuruan dhe u kthyen me gëzim të madh në Jerusalem

53. ku rrinin vazhdimisht në tempull dhe bekonin Perëndinë.