Së Bashku

Luka 2:4-11 Së Bashku (ALNT)

4. Edhe Jozefi, që ishte nga Galileja, nga qyteti i Nazaretit, shkoi në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Betlehem, sepse ishte nga shtëpia dhe nga fisi i Davidit,

5. për t’u regjistruar së bashku me Marinë, të fejuarën e tij, që ishte shtatzënë.

6. Ndërsa ndodheshin në Betlehem, i erdhën ditët për të lindur

7. dhe lindi djalin e saj të parë. E mbështolli në pelena dhe e vuri në grazhd, sepse në bujtinë nuk kishte vend për ta.

8. Në atë vend gjendeshin disa barinj që kalonin natën nëpër ara duke ruajtur tufën e tyre.

9. Një engjëll i Zotit iu shfaq atyre dhe lavdia e Zotit i mbështolli me dritë. Ata u trembën shumë,

10. por engjëlli u tha: «Mos kini frikë! Ja, po ju jap lajmin e mirë, një gëzim të madh për të gjithë popullin:

11. Sot, në qytetin e Davidit ka lindur për ju një shpëtimtar që është Krishti Zot.