Së Bashku

Luka 18:32-43 Së Bashku (ALNT)

32. Ai do t’u dorëzohet paganëve që do ta tallin, do ta shajnë e do ta pështyjnë

33. dhe, pasi ta kenë fshikulluar, do ta vrasin, por ditën e tretë ai do të ngjallet».

34. Ata nuk kuptuan asgjë, sepse ajo që u tha Jezui ishte e fshehtë për ta dhe nuk e morën vesh çfarë tha.

35. Ndërsa Jezui po i afrohej Jerikosë, një i verbër rrinte ulur ndanë udhës e lypte.

36. Kur dëgjoi se po kalonte një turmë, pyeti se çfarë po ndodhte.

37. Ata i thanë: «Po kalon Jezui i Nazaretit.»

38. Atëherë ai thirri me zë të lartë: «Jezu, Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!».

39. Ata që ecnin përpara e urdhëruan të heshtte, por ai thirri edhe më fort: «Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!».

40. Jezui ndaloi dhe urdhëroi t’i sillnin të verbrin. Kur ai u afrua, Jezui e pyeti:

41. «Çfarë dëshiron të bëj për ty?».Ai i tha: «Zot, dua që të shoh përsëri!».

42. Dhe Jezui i tha: «Shih përsëri! Besimi yt të shpëtoi».

43. Atij iu kthye menjëherë shikimi dhe shkoi pas Jezuit, duke përlëvduar Perëndinë. Të gjithë ata që e panë, lavdëruan Perëndinë.