6. Ky ungjill arriti te ju dhe po jep fryt e po përparon në mbarë botën, sikurse ndër ju, që nga dita kur e dëgjuat dhe njohët me të vërtetë hirin e Perëndisë.
7. Këtë ungjill jua mësoi Epafrai, bashkëpunëtori ynë i dashur, që është shërbëtor besnik i Krishtit për ju.
8. Ai na foli për dashurinë që ju ka dhënë Shpirti i Shenjtë.
9. Prandaj edhe ne, që nga dita kur e morën vesh këtë gjë, nuk pushojmë së luturi për ju dhe i kërkojmë Perëndisë t’ju japë urtinë dhe mençurinë shpirtërore që ta njihni plotësisht vullnetin e tij.
10. Kështu do të mund të bëni një jetë të denjë për Zotin dhe ashtu si i pëlqen atij, duke dhënë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke shtuar njohuritë për Perëndinë.
11. Ju do të forcoheni me fuqinë që vjen nga pushteti i lavdishëm i Perëndisë, që të përballoni gjithçka me durim dhe që me gëzim
12. të falënderoni Atin që ju bëri të denjë të keni pjesën tuaj në trashëgiminë e besimtarëve të krishterë, në mbretërinë e dritës.
13. Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na futi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,
14. në të cilin kemi shpengimin, faljen e mëkateve.