Së Bashku

Jakobi 5:12-19 Së Bashku (ALNT)

12. Para së gjithash, vëllezërit e mi, mos bëni be: as për qiellin, as për tokën dhe as ndonjë betim tjetër. Le të jetë po-ja juaj po dhe jo-ja juaj jo, që të mos gjykoheni nga Perëndia.

13. A vuan ndonjë prej jush? Le të lutet! A është ndonjë i gëzuar? Le të këndojë psalme!

14. A është ndonjë nga ju i sëmurë? Le të thërrasë pleqtë e kishës që të luten për të dhe ta lyejnë me vaj në emër të Zotit.

15. Lutja me besim do ta shërojë atë që lëngon dhe Zoti do ta mëkëmbë. Nëse ka bërë mëkate, ato do t’i falen.

16. Rrëfejani mëkatet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni. Lutja e të drejtit ka fuqi të madhe!

17. Elia ishte njeri si ne. Ai u lut me gjithë shpirt që të mos binte shi dhe nuk ra shi mbi tokë për tre vjet e gjashtë muaj.

18. Pastaj u lut përsëri dhe qielli dha shi e toka dha frytet e saj.

19. Vëllezërit e mi, nëse ndonjë prej jush largohet nga e vërteta dhe një tjetër e kthen përsëri në besim