21. Prandaj hidhni tej çdo ndyrësi dhe çdo ligësi tjetër dhe me përulësi pranoni fjalën që Perëndia ka mbjellë ndër ju, fjalë e cila mund t’ju shpëtojë shpirtrat.
22. Bëhuni zbatues të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë veten.
23. Sepse nëse dikush është vetëm dëgjues i fjalës dhe jo zbatues i saj, ai i ngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij të vërtetë në pasqyrë,
24. por pasi shihet, ikën e menjëherë harron se si ishte.
25. Ndërsa ai që e shikon me kujdes ligjin e përsosur të lirisë dhe ngulmon në të, ai që nuk mbetet vetëm një dëgjues që harron, por zbatues i tij, do të jetë i lum në gjithçka që bën.
26. Kush mendon se është fetar dhe nuk i vë fre gjuhës, mashtron veten dhe feja e tij është e kotë.
27. Feja e pastër dhe e panjollë para Perëndisë dhe Atit është kjo: përkujdesja për jetimët dhe vejushat që janë në vështirësi dhe ruajtja e vetes të pastër nga bota.