Së Bashku

Hebrenjve 10:19-27 Së Bashku (ALNT)

19. Vëllezër, gjaku i Jezuit na jep guxim për të hyrë në shenjtërore

20. me anë të udhës së re e të gjallë që na hapi Krishti me anë të velit, që është trupi i tij.

21. Ai është prift i madh në krye të shtëpisë së Perëndisë.

22. Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër dhe me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër.

23. Le ta mbajmë të patundur pohimin e shpresës, sepse ai që na premtoi është besnik.

24. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri dhe për vepra të mira,

25. pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.

26. Nëse vazhdojmë të mëkatojmë me dashje, pasi kemi marrë njohuritë e së vërtetës, atëherë nuk ka më asnjë flijim për mëkatet.

27. Përkundrazi, na pret gjykimi i tmerrshëm dhe zjarri i ndezur, që përpin kundërshtarët.