Së Bashku

Gjoni 1:29-35 Së Bashku (ALNT)

29. Të nesërmen Gjoni pa Jezuin që po vinte drejt tij dhe tha:«Ja Qengji i Perëndisë, që merr mbi vete mëkatin e botës!

30. Ky është ai për të cilin ju thashë: “Pas meje vjen dikush që është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje.”

31. Unë nuk e njihja atë, prandaj erdha të pagëzoj me ujë që t’ia zbuloj Izraelit».

32. Gjoni dëshmoi: «Pashë Shpirtin e Perëndisë tek zbriste prej qiellit si pëllumb dhe që qëndroi mbi të.

33. Unë nuk e njihja atë, por ai që më dërgoi të pagëzoj me ujë më tha: “Ai mbi të cilin do të shohësh Shpirtin duke zbritur dhe duke qëndruar mbi të, është ai që do të pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë.”

34. Unë e kam parë dhe dëshmoj se ky është Biri i Perëndisë».

35. Të nesërmen, Gjoni po qëndronte sërish atje bashkë me dy prej dishepujve të tij