12. Atyre që e pranuandhe besuan në emrin e tij,u dha të drejtëntë bëhen bij të Perëndisë.
13. Ata nuk u lindën prej gjakut,as prej vullnetit njerëzora prej dëshirës së burrit,por prej Perëndisë.
14. Dhe Fjala u mishëruae banoi mes nesh.Ne e pamë lavdinë e tij,lavdi e Birit të vetëmlindur të Atit,plot hir dhe të vërtetë.
15. Gjoni dëshmoi për të. Ai tha me zë të lartë: «Ky është ai për të cilin thashë: Ai që vjen pas meje është më i madh se unë, sepse ishte para meje».
16. Ne të gjithë morëm hir mbi hir prej plotësisë së tij.
17. Ligji u dha përmes Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën përmes Jezu Krishtit.
18. Askush nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Biri i vetëmlindur që është në gjirin e Atit, ai na e bëri të njohur.
19. Kjo është dëshmia e Gjonit kur të parët e judenjve nga Jerusalemi i dërguan priftërinj dhe levitë që ta pyesin: «Kush je ti?».
20. Ai nuk ngurroi të përgjigjej, por rrëfeu: «Unë nuk jam Krishti».
21. Ata e pyetën: «Atëherë, kush je ti? A mos je Elia?». Gjoni tha: «Jo, nuk jam». «A mos je profeti?». Ai u përgjigj: «Jo».
22. Atëherë i thanë: «Kush je ti? Se duhet t’u japim një përgjigje atyre që na dërguan. Ç’thua për veten tënde?».
23. Gjoni tha: «Unë jam zëri që thërret në shkretëtirë: Bëni gati udhën për Zotin!». Kështu kishte thënë edhe profeti Isaia.
24. Të dërguarit ishin nga farisenjtë.
25. Ata e pyetën: «Nëse ti nuk je Krishti, as Elia dhe as profeti, atëherë, përse pagëzon?».