Së Bashku

2 Timoteut 4:17-22 Së Bashku (ALNT)

17. Por Zoti qëndroi me mua dhe më forcoi, që përmes meje predikimi të kryhej plotësisht dhe të dëgjonin të gjitha kombet pagane. Kështu u shpëtova nga goja e luanit.

18. Zoti do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë dhe do të më shpëtojë për të më çuar në mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve! Amen!

19. Të fala Priskës e Akuilit dhe atyre të shtëpisë së Onesiforit.

20. Erasti mbeti në Korint, ndërsa Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.

21. Nxito të vish përpara dimrit.Të bëjnë të fala Eubuli, Pudi, Lini, Klaudia dhe të gjithë vëllezërit.

22. Zoti qoftë me shpirtin tënd! Hiri qoftë me ju!