Së Bashku

2 Selanikasve 1:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. Pali, Silvani dhe Timoteu, po i shkruajmë kishës së selanikasve që i përket Perëndisë, Atit tonë dhe Zotit Jezu Krisht:

2. Paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht!

3. Ne duhet ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, dhe kjo është e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po shtohet.

4. Prandaj ne vetë krenohemi me ju para kishave të Perëndisë për durimin tuaj dhe për besimin që keni në tërë përndjekjet e vuajtjet që po kaloni.

5. Kjo tregon se Perëndia gjykon me drejtësi dhe do t’ju bëjë të denjë për mbretërinë e tij, për shkak të së cilës po vuani.

6. Perëndia do të bëjë atë që është e drejtë dhe do t’u japë mundime atyre që po ju mundojnë,

7. ndërsa ju do t’ju çlirojë nga mundimet që po kaloni, ashtu si do të na çlirojë edhe ne kur të vijë Zoti Jezu nga qielli bashkë me engjëjt e tij të fuqishëm.

8. Ai do të vijë me zjarr flakërues për të marrë shpagim nga ata që nuk e njohin Perëndinë dhe që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu.

9. Këta do të ndëshkohen me shkatërrimin e amshuar, të ndarë nga prania e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij.