Së Bashku

1 Selanikasve 5:9-23 Së Bashku (ALNT)

9. Perëndia nuk na caktoi që të vuajmë zemërimin e madh, por na caktoi që të marrim shpëtimin përmes Zotit tonë Jezu Krisht,

10. i cili vdiq për ne. Kështu, kur të vijë ai, edhe nëse vigjilojmë, edhe nëse jemi duke fjetur, do të jetojmë bashkë me të.

11. Prandaj ngushëlloni dhe ndihmoni njëri-tjetrin për t’u rritur në besim, sikurse edhe po bëni.

12. Tani, o vëllezër, ju lutemi t’i vlerësoni ata që Zoti i ka ngarkuar për të qenë drejtuesit tuaj, që ju shërbejnë me mund dhe që ju këshillojnë.

13. Çmojini dhe nderojini me dashuri për punën që bëjnë. Jetoni në paqe mes jush.

14. O vëllezër, ju bëjmë thirrje t’i qortoni ata që nuk jetojnë siç duhet, t’i ngushëlloni zemërlëshuarit, t’i ndihmoni të dobëtit në besim dhe të jeni të duruar me të gjithë.

15. Kini mendjen se mos ndokush ia kthen dikujt të keqen me të keqe. Gjithmonë kërkoni të mirën për njëri-tjetrin dhe për të gjithë.

16. Gëzohuni gjithmonë.

17. Lutuni pa pushim.

18. Falënderoni për çdo gjë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju përmes Krishtit Jezu.

19. Mos e shuani flakën e Shpirtit të Shenjtë.

20. Mos i përbuzni profecitë.

21. Shqyrtoni çdo gjë, mbani atë që është e mirë.

22. Hiqni dorë nga çdo lloj ligësie.

23. Vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë plotësisht dhe gjithë qenià juaj, shpirt, mendje e trup qoftë e paqortueshme kur të vijë Zoti ynë Jezu Krisht.