Së Bashku

1 Selanikasve 5:12-26 Së Bashku (ALNT)

12. Tani, o vëllezër, ju lutemi t’i vlerësoni ata që Zoti i ka ngarkuar për të qenë drejtuesit tuaj, që ju shërbejnë me mund dhe që ju këshillojnë.

13. Çmojini dhe nderojini me dashuri për punën që bëjnë. Jetoni në paqe mes jush.

14. O vëllezër, ju bëjmë thirrje t’i qortoni ata që nuk jetojnë siç duhet, t’i ngushëlloni zemërlëshuarit, t’i ndihmoni të dobëtit në besim dhe të jeni të duruar me të gjithë.

15. Kini mendjen se mos ndokush ia kthen dikujt të keqen me të keqe. Gjithmonë kërkoni të mirën për njëri-tjetrin dhe për të gjithë.

16. Gëzohuni gjithmonë.

17. Lutuni pa pushim.

18. Falënderoni për çdo gjë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju përmes Krishtit Jezu.

19. Mos e shuani flakën e Shpirtit të Shenjtë.

20. Mos i përbuzni profecitë.

21. Shqyrtoni çdo gjë, mbani atë që është e mirë.

22. Hiqni dorë nga çdo lloj ligësie.

23. Vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë plotësisht dhe gjithë qenià juaj, shpirt, mendje e trup qoftë e paqortueshme kur të vijë Zoti ynë Jezu Krisht.

24. Perëndia që ju thirri është besnik dhe do ta bëjë atë që ka thënë.

25. Vëllezër, lutuni edhe për ne.

26. Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthjen e dashurisë vëllazërore.