Së Bashku

1 Selanikasve 1:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Pali, Silvani dhe Timoteu, i shkruajmë kishës së selanikasve, që i përket Perëndisë Atë dhe Zotit Jezu Krisht:Paçi hir dhe paqe!

2. E falënderojmë gjithmonë Perëndinë për ju të gjithë dhe ju përmendim pa pushim në lutjet tona.

3. Ne kujtojmë para Perëndisë dhe Atit tonë besimin tuaj të gjallë, dashurinë tuaj vepruese dhe shpresën tuaj të palëkundur, që e keni në Zotin tonë Jezu Krisht.

4. O vëllezër, ne e dimë se Perëndia ju do dhe se ju ka zgjedhur,

5. sepse ungjilli që ju predikuam nuk erdhi te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi, edhe me anë të Shpirtit të Shenjtë, edhe me sigurinë e plotë se ai është i vërtetë. Ju e dini se kur ishim mes jush, çdo gjë që bëmë, e bëmë për të mirën tuaj.