Së Bashku

1 Gjonit 5:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Kush beson se Jezui është Krishti, ka lindur prej Perëndisë dhe kush e do babanë, do edhe fëmijët e tij.

2. Ja si e dimë se i duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij.

3. Dashuria e Perëndisë është të zbatojmë urdhërimet e tij dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda,

4. sepse kush ka lindur prej Perëndisë e mund botën dhe fitorja që mundi botën është besimi ynë.

5. Kush e mund botën? Vetëm ai që beson se Jezui është Biri i Perëndisë.