Së Bashku

1 Gjonit 3:9-21 Së Bashku (ALNT)

9. Kush ka lindur nga Perëndia, nuk bën mëkat, sepse fara e jetës së Perëndisë qëndron në të dhe nuk mund të mëkatojë, meqenëse ka lindur nga Perëndia.

10. Ja nga dallohen qartë bijtë e Perëndisë nga bijtë e djallit: kush nuk bën atë që është e drejtë dhe nuk do vëllanë e vet, nuk është nga Perëndia.

11. Kjo është porosia që keni dëgjuar që nga fillimi: ta duam njëri-tjetrin,

12. jo si Kaini, që ishte nga i ligu dhe vrau vëllanë e vet. Dhe përse e vrau? Ngaqë veprat e tij ishin të liga, ndërsa veprat e vëllait të tij ishin të drejta.

13. Mos u habitni, vëllezër, nëse bota ju urren!

14. Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit. Ai që nuk ka dashuri mbetet në vdekje.

15. Kush urren vëllanë është njeri-vrasës dhe ju e dini se asnjë njeri-vrasës nuk ka jetë të amshuar.

16. Ja si e njohëm dashurinë: Jezu Krishti dha jetën e tij për ne, prandaj edhe ne duhet të japim jetën për vëllezërit tanë.

17. Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë?

18. Bijtë e mi, të mos duam me fjalë a me gojë, por me vepra dhe me të vërtetë.

19. Ja si do ta dimë se jemi nga e vërteta dhe zemra jonë do të ketë siguri para Perëndisë:

20. edhe nëse zemra na padit, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh gjithçka.

21. Fort të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë