Së Bashku

1 Gjonit 3:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Shikoni ç’dashuri të madhe na ka dhënë Ati: të quhemi bij të Perëndisë. Dhe me të vërtetë jemi, prandaj bota nuk na njeh sepse nuk e ka njohur as atë.

2. Fort të dashur, tani jemi bij të Perëndisë dhe nuk na është shfaqur ende se çfarë do të jemi, por dimë që kur të shfaqet Krishti, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim ashtu siç është.

3. Dhe kush ka këtë shpresë tek ai, bëhet i pastër, sikurse është i pastër ai.

4. Kush bën mëkat, shkel ligjin e Moisiut, sepse mëkati është shkelja e këtij ligji.

5. Ju e dini se Jezu Krishti u shfaq për të marrë mbi vete mëkatet dhe në të nuk ka mëkat.