Së Bashku

1 Gjonit 1:7-10 Së Bashku (ALNT)

7. Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.

8. Po të themi se nuk kemi mëkat, mashtrojmë veten dhe e vërteta nuk është në ne.

9. Po të rrëfejmë mëkatet tona, Perëndia që është besnik dhe i drejtë do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.

10. Po të themi se nuk kemi mëkatuar, e bëjmë Perëndinë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.