Bibla Shqip

Zakaria 2:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. I ngrita mandej sytë dhe shikova dhe ja, një burrë që mbante në dorë një litar për matje.

2. E pyeta: "Ku po shkon?". Ai m'u përgjigj: "Po shkoj të mas Jeruzalemin, për të parë sa është gjerësia e tij dhe sa është gjatësia e tij".

3. Dhe ja, engjëlli që fliste me mua doli përpara dhe një engjëll tjetër i doli përballë,

4. dhe i tha: "Rend, foli atij të riu dhe i thuaj: Jeruzalemi do të jetë i banuar si një qytet pa mure, për shkak të morisë së njerëzve dhe të kafshëve që do të jenë në të.