Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 3:5-10 Bibla Shqip (ALBB)

5. Dhe ai po i shikonte me kujdes, duke shpresuar se do të merrte ndonjë gjë prej tyre.

6. Por Pjetri tha: ''Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit nazarenas, çohu dhe ec!''.

7. Dhe, si e kapi nga dora e djathtë, e ngriti në këmbë; dhe në atë çast iu forcuan këmbët dhe nyjat.

8. Dhe me një të hovur u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë; dhe hyri me ta në tempull, duke ecur, duke u hedhur dhe duke lavdëruar Perëndinë.

9. Dhe gjithë populli e pa duke ecur dhe duke lavdëruar Perëndinë,

10. dhe e njohën se ishte ai që rrinte ulur para derës së Bukur të tempullit për të kërkuar lëmoshë; dhe u mbushën me habi dhe çudi për atë që i kishte ndodhur atij.