Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 28:18-25 Bibla Shqip (ALBB)

18. Ata, si më pyetën, donin të më lëshonin, sepse tek unë nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen.

19. Por, duke qenë se judenjtë kundërshtonin, u detyrova t'i apelohem Cezarit, jo se kam ndonjë akuzë kundër kombit tim.

20. Për këtë arsye, pra, ju kam thirrur, që t'ju shoh dhe t'ju flas, sepse për shpresën e Izraelit jam lidhur me këta hekura''.

21. Edhe ata i thanë: ''Ne nuk kemi marrë asnjë letër për ty nga Judeja, as nuk erdhi ndonjë nga vëllezërit të na tregojë ose të thotë ndonjë të keqe për ty.

22. Por ne dëshirojmë të dëgjojmë prej teje ç'mendon, sepse për këtë sekt ne dimë se kudo flitet kundra''.

23. Dhe, mbasi i caktuan një ditë, erdhën shumë veta tek ai në banesën e tij; dhe ai shtjellonte dhe u dëshmonte atyre për mbretërinë e Perëndisë dhe, me anë të ligjit të Moisiut dhe të profetëve kërkonte

24. Disa bindeshin nga ato që u thoshte, por të tjerë nuk besonin.

25. Dhe, duke qenë në mospajtim njëri me tjetrin, u larguan, pasi Pali u tha pikërisht këto fjalë: ''Mirë u foli Fryma e Shenjtë me anë të profetit Isaia etërve tanë,