Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 21:34-40 Bibla Shqip (ALBB)

34. Në turmë disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër; dhe, mbasi nuk mori vesh dot të vërtetën për trazirën, urdhëroi që ta sillnin në fortesë.

35. Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi që, për shkak të dhunës së turmës, duhej të bartej nga ushtarët,

36. sepse masa e popullit vinte pas duke bërtitur: ''Vdekje!''.

37. Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: ''A më lejohet të them diçka?''. Ai u përgjigj: ''A di greqisht?

38. Mos je vallë ai egjiptasi që disa ditë më parë ngriti krye dhe nxori në shkretëtirë katër mijë gjakësorë?''.

39. Dhe Pali tha: ''Unë jam një jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti të Kilikisë që s'është i padëgjuar; dhe të lutem më lejo t'i flas popullit''.

40. Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke qëndruar në këmbë mbi shkallaret, i bëri shenjë me dorë popullit. Dhe, si u bë heshtje e madhe, i foli në gjuhën hebraike, duke thënë: