Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 21:16-21 Bibla Shqip (ALBB)

16. Me ne erdhën edhe disa dishepuj nga Cezareja dhe prunë me ta njëfarë Mnasoni, lindur në Qipro, një dishepull i vjetër, tek i cili do të bujtnim.

17. Kur arritëm në Jeruzalem, vëllezërit na pritën me gëzim.

18. Të nesërmen Pali u tërhoq me ne te Jakobi, dhe erdhën të gjithë pleqtë.

19. Mbasi i përshëndeti, Pali u tregoi atyre, një për një, të gjitha sa kishte bërë Zoti ndër johebrenjtë me anë të shërbesës së tij.

20. Dhe ata, kur dëgjuan këtë, përlëvduan Perëndinë dhe i thanë Palit: ''Vëlla, ti po sheh sa mijëra judenj ka që kanë besuar; dhe të gjithë i përmbahen me zell ligjit.

21. Tani ata morën vesh për ty se ti i mëson të gjithë judenjtë që jetojnë midis johebrenjve të shkëputen nga Moisiu, duke thënë që të mos i rrethpresin djemtë dhe të mos ndjekin më zakonet.