12. Kur i dëgjuam këto gjëra, ne dhe vendësit iu lutëm që të mos ngjitej në Jeruzalem.
13. Por Pali u përgjigj: ''Ç'po bëni ju, duke qarë e duke ma copëtuar zemrën? Sepse unë jam gati jo vetëm për të qenë i lidhur, por edhe për të vdekur në Jeruzalem për emrin e Zotit Jezus''.
14. Dhe, mbasi nuk i mbushej mendja, ne pushuam duke thënë: ''U bëftë vullneti i Zotit!''.
15. Dhe pas atyre ditëve, bëmë gati gjërat tona, dhe u ngjitëm në Jeruzalem.
16. Me ne erdhën edhe disa dishepuj nga Cezareja dhe prunë me ta njëfarë Mnasoni, lindur në Qipro, një dishepull i vjetër, tek i cili do të bujtnim.
17. Kur arritëm në Jeruzalem, vëllezërit na pritën me gëzim.
18. Të nesërmen Pali u tërhoq me ne te Jakobi, dhe erdhën të gjithë pleqtë.
19. Mbasi i përshëndeti, Pali u tregoi atyre, një për një, të gjitha sa kishte bërë Zoti ndër johebrenjtë me anë të shërbesës së tij.
20. Dhe ata, kur dëgjuan këtë, përlëvduan Perëndinë dhe i thanë Palit: ''Vëlla, ti po sheh sa mijëra judenj ka që kanë besuar; dhe të gjithë i përmbahen me zell ligjit.