Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 20:20-28 Bibla Shqip (ALBB)

20. dhe si unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi,

21. duke u deklaruar solemnisht judenjve dhe grekëve mbi pendimin te Perëndia dhe për besimin në Zotin tonë Jezu Krisht.

22. Dhe ja, tani, i shtyrë nga Fryma, po shkoj në Jeruzalem pa ditur se ç'do të më ndodhë atje,

23. përveçse Fryma e Shenjtë dëshmon për mua në çdo qytet, duke thënë se më presin pranga dhe mundime.

24. Por unë nuk dua t'ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë.

25. Dhe ja, tani e di se të gjithë ju, në mes të të cilëve kam vajtur dhe ardhur duke predikuar mbretërinë e Perëndisë, nuk do të shihni më fytyrën time.

26. Prandaj sot po ju deklaroj se unë jam i pastër nga gjaku i të gjithëve;

27. sepse nuk u tërhoqa prapa për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë.

28. Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij.