Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 20:16-21 Bibla Shqip (ALBB)

16. Sepse Pali kishte vendosur të lundronte pa u ndalur në Efes, që të mos humbiste kohë në Azi; sepse nxitonte që të ndodhej, po të ishte e mundur, në Jeruzalem ditën e Rrëshajëve.

17. Nga Mileti dërgoi në Efes për të thirrur pleqtë e kishës.

18. Kur ata erdhën tek ai, ai u tha atyre: ''Ju e dini dita e parë që hyra në Azi si kam jetuar midis jush për të gjithë këtë kohë,

19. duke i shërbyer Zotit me gjithë përulësi e me shumë lot e me prova që m'u bënë nga tinëzitë e judenjve;

20. dhe si unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi,

21. duke u deklaruar solemnisht judenjve dhe grekëve mbi pendimin te Perëndia dhe për besimin në Zotin tonë Jezu Krisht.