Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 20:11-17 Bibla Shqip (ALBB)

11. Atëherë u ngjit përsëri lart, e theu bukën dhe hëngri; dhe, pasi foli gjatë deri në të gdhirë, u nis.

12. Ndërkaq e prunë djalin të gjallë, dhe u ngushëlluan jo pak.

13. Kurse ne, që kishim hipur tashmë në anije, lundruam për në Asos, ku kishim ndër mend të merrnim Palin, sepse kështu kishte caktuar, mbasi donte vetë të shkonte më këmbë.

14. Kur na arriti në Asos, e morëm dhe arritëm në Mitilinë.

15. Lundruam prej andej dhe të nesërmen arritëm përballë Hiosit; një ditë më pas arritëm në Samo dhe, pas një ndalese në Trogjili, arritëm të nesërmen në Milet.

16. Sepse Pali kishte vendosur të lundronte pa u ndalur në Efes, që të mos humbiste kohë në Azi; sepse nxitonte që të ndodhej, po të ishte e mundur, në Jeruzalem ditën e Rrëshajëve.

17. Nga Mileti dërgoi në Efes për të thirrur pleqtë e kishës.