Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 20:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pranë vetes, i përqafoi dhe u nis për të vajtur në Maqedoni.

2. Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla, shkoi në Greqi.

3. Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qenë se judenjtë kishin kurdisur një komplot kundër tij kur përgatitej të lundronte për në Siri, vendosi të kthehet nga ana e Maqedonisë.

4. Dhe deri në Azi e përcollën Sopatri nga Berea, Aristarku dhe Sekundi nga Thesaloniki, Gai nga Derba dhe Timoteu, dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.

5. Këta ishin nisur para nesh dhe na prisnin në Troas.

6. Kurse ne u nisëm nga Filipi, pas ditëve të të Ndormëve, dhe për pesë ditë i arritëm në Troas, ku qëndruam shtatë ditë.