Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 2:12-18 Bibla Shqip (ALBB)

12. Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thoshin njëri-tjetrit: ''Ç'do të thotë kjo?''.

13. Kurse të tjerë i përqeshnin dhe thoshin: ''Janë plot me verë të ëmbël!''.

14. Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: ''Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia.

15. Këta nuk janë të dehur, siç po mendoni ju, sepse është vetëm ora e tretë e ditës.

16. Por kjo është ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel:

17. "Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra.

18. Në ato ditë do të përhap nga Fryma im mbi shërbëtorët e mi dhe mbi shërbëtoret e mia, dhe do të profetizojnë.