Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 19:30-37 Bibla Shqip (ALBB)

30. Dhe Pali donte t'i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin.

31. Edhe disa aziarkë, që ishin miq të tij, i çuan për ta lutur të mos dilte në teatër.

32. Ndërkaq disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër, saqë mbledhja ishte trazuar dhe më të shumtët nuk dinin përse ishin mbledhur.

33. Atëherë nga turma nxorën Aleksandrin, të cilin e shtynin judenjtë. Dhe Aleksandri, mbasi bëri shenjë me dorë, donte të paraqiste një apologji para popullit.

34. Por, kur e morën vesh se ishte Jude, të gjithë me një zë filluan të bërtasin për gati dy orë: ''E madhe është Diana e Efesianëve!''.

35. Kancelari i qytetit, mbasi e qetësoi turmën, tha: ''O Efesianë, cili është vallë ai njeri që nuk e di se qyteti i Efesianëve është mbrojtësi i tempullit të perëndeshës së madhe Diana dhe i imazhit të saj që ra nga Zeusi?

36. Duke qenë, pra, se këto janë të pakundërshtueshme, ju duhet të rrini urtë dhe të mos bëni asgjë të nxituar.

37. Sepse i prutë këta njerëz që nuk janë as hajdutë tempujsh as blasfemues të perëndeshës suaj.