12. Por, kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, judenjtë u ngritën me një mendje kundër Palit dhe e çuan në gjykatë,
13. duke thënë: ''Ky ua mbush mendjen njerëzve t'i shërbejnë Perëndisë, në kundërshtim me ligjin''.
14. Dhe kur Pali donte të hapte gojën, Galioni u tha judenjve: ''Po të qe puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, o judenj, do t'ju dëgjoja me durim, sipas arsyes;
15. por nëse janë çështje për fjalë, për emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vetë, sepse unë nuk dua të jem gjykatës i këtyre gjërave''.
16. Dhe i përzuri ata nga gjykata.
17. Atëherë të gjithë grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t'ia dinte fare për këto gjëra.
18. Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.
19. Dhe, kur arriti në Efes, i la aty, po vetë hyri në sinagogë dhe filloi të diskutojë me judenjtë.
20. Ata iu lutën të rrinte me ta më gjatë, por ai nuk pranoi;