Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 17:10-18 Bibla Shqip (ALBB)

10. Atëherë vëllezërit menjëherë natën i nisën Palin dhe Silën për në Berea dhe ata, sapo arritën atje, hynë në sinagogën e judenjve.

11. Por këta ishin më fisnikë nga ndjenjat se ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu.

12. Shumë nga ata, pra, besuan bashkë me një numër jo të vogël grash fisnike greke dhe burrash.

13. Por, kur judenjtë e Thesalonikit morën vesh se fjala e Perëndisë ishte shpallur nga Pali edhe në Berea, shkuan edhe atje dhe e turbulluan turmën.

14. Atëherë vëllezërit e nisën menjëherë Palin në drejtim të detit, por Sila dhe Timoteu qëndruan atje.

15. Ata që i prinin Palit e çuan deri në Athinë; pastaj, mbasi morën porosi për Silën dhe Timoteun që të arrijnë sa më parë tek ai, u kthyen prapa.

16. Ndërsa Pali po i priste në Athinë, po i ziente fryma përbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.

17. Ai, pra, po diskutonte në sinagogë me judenjtë dhe me njerëz të përshpirtshëm dhe çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte.

18. Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshin: ''Vallë ç'do të thotë ky llafazan''. Dhe të tjerë thoshin: ''Ai duket se është një kasnec i perëndive të huaja'', sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.