Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 11:27-30 Bibla Shqip (ALBB)

27. Në ato ditë disa profetë zbritën nga Jeruzalemi në Antioki.

28. Dhe një nga ata, me emër Agab, u ngrit dhe nëpërmjet Frymës parathoshte se do të ndodhte në mbarë botën një zi e madhe buke; dhe kjo ndodhi më vonë në kohën nën Klaud Cezarit.

29. Atëherë dishepujt, secili sipas mundësive të tij, vendosën t'u çojnë një ndihmë vëllezërve që banonin në Jude.

30. Dhe këtë ata e bënë, duke ua dërguar pleqve me anë të Barnabas dhe të Saulit.