Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 11:17-23 Bibla Shqip (ALBB)

17. Në qoftë se Perëndia, pra, u dha atyre të njëjtën dhuratë që kemi marrë ne, që besuam në Zotin Jezu Krisht, kush isha unë që të mund t'i kundërvihesha Perëndisë?''.

18. Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvdonin Perëndinë, duke thënë: ''Perëndia, pra, edhe johebrenjve u dha pendesën për t'u dhënë jetën!''.

19. Ndërkaq ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi me Stefanin, arritën deri në Feniki, në Qipro dhe në Antioki, duke mos ia shpallur fjalën asnjë tjetri, përveç judenjve.

20. Por disa prej tyre ishin burra qipriotë dhe kireneas, të cilët, kur erdhën në Antioki, u folën helenistëve, duke shpallur Zotin Jezus.

21. Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti.

22. Lajmi i kësaj arriti në vesh të kishës që ishte në Jeruzalem; dhe ata dërguan Barnaban, që të shkonte deri në Antioki.

23. Kur ai arriti, shikoi hirin e Perëndisë, u gëzua dhe i nxiti të gjithë t'i qëndrojnë besnikë Zotit, me dëshirën e zemrës,