Bibla Shqip

Nahumi 2:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ka dalë kundër teje një shkatërrues. Ruaje mirë fortesën, mbikëqyr rrugën, forco ijët e tua, mblidh tërë forcat e tua.

2. Sepse Zoti do të rivendosë lavdinë e Jakobit dhe lavdinë e Izraelit, sepse cubat i kanë plaçkitur dhe kanë shkatërruar shermendet e tyre.

3. Mburoja e trimave të tij është ngjyrosur me të kuq, trimat e tij janë veshur me rroba të kuqe; ditën që ai përgatit hekuri i qerreve do të nxjerrë shkëndija si zjarri dhe do të vringëllojnë ushtat e qiparisit.

4. Qerret do të lëshohen me tërbim nëpër rrugë do t'u bien kryq e tërthor shesheve; do të duken si pishtarë, do të vetëtijnë si rrufe.

5. Ai do të kujtojë burrat e tij të fuqishëm, por ata do të pengohen në marshimin e tyre, do të sulen drejt mureve dhe mbrojtja do të përgatitet.

6. Portat e lumenjve do të hapen dhe pallati do të shembet.