Bibla Shqip

Nahumi 2:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ka dalë kundër teje një shkatërrues. Ruaje mirë fortesën, mbikëqyr rrugën, forco ijët e tua, mblidh tërë forcat e tua.

2. Sepse Zoti do të rivendosë lavdinë e Jakobit dhe lavdinë e Izraelit, sepse cubat i kanë plaçkitur dhe kanë shkatërruar shermendet e tyre.

3. Mburoja e trimave të tij është ngjyrosur me të kuq, trimat e tij janë veshur me rroba të kuqe; ditën që ai përgatit hekuri i qerreve do të nxjerrë shkëndija si zjarri dhe do të vringëllojnë ushtat e qiparisit.