Bibla Shqip

Mikea 1:11-14 Bibla Shqip (ALBB)

11. Kalo tutje me lakuriqësi të turpshme, o banore e Shafirit; banorja e Tsaananit nuk del më; zija e Beth-Haetselit do t'ju heqë vendin mbi të cilin rri.

12. Banorja e Marothit me të drejtë hidhërohet, sepse një fatkeqësi ka zbritur nga ana e Zotit deri te porta e Jeruzalemit.

13. Lidhi kuajt te qerrja, o banore e Lakishit! Ajo ka qenë fillimi i mëkatit për bijën e Sionit, sepse te ti janë gjetur shkeljet e Izraelit.

14. Prandaj ti do t'i japësh një dhuratë lamtumire Moresheth-Gathit; shtëpitë e Akzibit do të jenë një zhgënjim për mbretërit e Izraelit.