Bibla Shqip

Jobi 4:8-16 Bibla Shqip (ALBB)

8. Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.

9. Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.

10. Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer.

11. Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.

12. Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.

13. Midis mendimeve të vegimeve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit,

14. më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia.

15. Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit.

16. Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte: