Bibla Shqip

Jobi 4:12-21 Bibla Shqip (ALBB)

12. Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.

13. Midis mendimeve të vegimeve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit,

14. më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia.

15. Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit.

16. Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte:

17. "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?

18. Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;

19. aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.

20. Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.

21. Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".