Bibla Shqip

Jobi 36:23-29 Bibla Shqip (ALBB)

23. Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?

24. Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;

25. tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.

26. Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.

27. Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dendësohet pastaj në shi,

28. që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.

29. Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?