Bibla Shqip

Jobi 32:6-21 Bibla Shqip (ALBB)

6. Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t'ju parashtroj mendimin tim.

7. Thoja: "Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t'u mësojë diturinë".

8. Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.

9. Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.

10. Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.

11. Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentet tuaja, ndërsa kërkonit të thoshit diçka.

12. Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij.

13. Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!".

14. Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t'i përgjigjem me fjalët tuaja.

15. Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë.

16. Duhet të pres akoma, sepse nuk flasin më, rrinë aty pa dhënë asnjë përgjigje.

17. Do të paraqes edhe unë pjesën time, do të shtroj edhe unë mendimin tim.

18. Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron.

19. Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur.

20. Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.

21. Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt;