Bibla Shqip

Jobi 12:11-18 Bibla Shqip (ALBB)

11. Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?

12. Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.

13. Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.

14. Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.

15. Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.

16. Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.

17. Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.

18. Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijët e tyre.