Bibla Shqip

Gjoni 4:32-42 Bibla Shqip (ALBB)

32. Por ai u tha atyre: ''Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s'e njihni''.

33. Prandaj dishepujt i thoshin njëri-tjetrit: ''Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?''.

34. Jezusi u tha atyre: ''Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.

35. A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them: Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.

36. Korrësi e merr shpërblimin dhe mbledh frytin për jetën e përjetshme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzohen së bashku.

37. Sepse në këtë vërtetohet e thëna: "Një mbjell e tjetri korr".

38. Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre''.

39. Dhe shumë samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: ''Ai më tregoi gjithçka kam bërë''.

40. Por kur samaritanët erdhën tek ai, e lutën të qëndrojë me ta; dhe ai ndenji aty dy ditë.

41. Dhe shumë më tepër njerëz besuan për shkak të fjalës së tij.

42. Dhe ata i thoshin gruas: ''S'është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës''.